Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1788715657x1788713196 saliberishajpg 903
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vizita e Sali Berishës në SHBA pas 14 vitesh është shoqëruar me protesta nga disa pjesëtarë të komunitetit shqiptar atje. Një nga protestuesit, Jurgen Boduri, u shpreh në një intervistë se manifestuesit kanë dashur të përcjellin mesazhin se Berisha mbetet “non grata” për shqiptarët e Amerikës, pavarësisht pretendimeve për heqjen e këtij statusi.

Ai e cilësoi këtë vizitë si një përpjekje personale të Berishës për pastrimin e figurës së tij dhe se roli i tij në takime do të jetë thjesht si figurant.

Ai gjithashtu denoncoi se protestuesit janë sulmuar e kërcënuar nga njerëz të paguar dhe figura të rëndësishme të PD-së. Megjithatë, organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në Teksas për t’u treguar politikanëve amerikanë qëndrimin e tyre kundër tij.

“Ne kemi protestuar në hyrje të godinës, ndërkohë që makina e Berishës ka ndaluar më larg. U sulmuan nga njerëz të paguar nga PD. Ne përmes kësaj proteste kemi dashur që të tregojmë se Sali Berishës mund t’i jetë hequr ‘non grata’, edhe pse nuk ka asnjë dokument zyrtar, por kemi dashur t’i tregojmë që Berisha është ‘non grata’ nga shqiptarët e Amerikës. 

Sot kam marrë kërcënime në mënyrë të drejtpërdrejtë nga figura shumë të rëndësishme të PD. Gjithsesi, ne do të mundohemi që të mblidhemi në Teksas dhe t’u tregojmë politikanëve amerikanë që Berisha nuk duhet si figurë nga shqiptarët”, tha Boduri.

Berisha Protesta SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama urdhëron ministrat t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

19:28 / October 22, 2026

Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës, Presidentja kthen për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

19:12 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.