Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet kandidati i PD-së në Tiranë: Berisha duhet duhet të shkojë në shtëpi, i ka mbaruar koha

19:00 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roland bejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Roland Bejko mendon se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në politikë. Ai shprehet se çdo person i shpallur non-grata vetëm sa e dobëson Partinë Demokratike me praninë e tij dhe argumentoi se edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit, u tregua se Berisha është refuzuar nga demokratët, duke marrë 200 mijë vota më pak se Basha dhe Kryemadhi.

“Nuk e di nëse duhet dikush me statusin non grata të rrijë si ai mishi malinj në trup të shëndoshë. PD duhet të jetë e zhveshur nga këto sentimente. Secili nga ne ka një kohë, të cilën e konsumon. Berisha duhet të shkojë në shtëpi se po i merr në qafë demokratët. Ka marrë 250 mijë vota më pak se Basha. Është në koalicion me Metën nëse heqim edhe 100 e ca mijë vota të Metës, i bie që Berisha të jetë njëjtë me PD-në. Ato vota që ka marrë Berisha janë marrë aty ku PD nuk ka pasur kandidatë për kryebashkiakë”- tha Bejko.

Sa i takon mundësisë së rikthimit të Bashkës në krye të PD, Bejko tha se ristrukturimi i partisë duhet të nisë me një plan organizativ dhe hapje ndaj forcave të tjera të djathta. Ai shtoi se të gjithë ata të cilët janë rreshtuar përkrah Berishës do ta braktisin sepse do të shohin se me të nuk mund të fitojnë zgjedhjet.

“Unë besoj tek sistemi, nuk besoj tek individi, dua që ristrukturimi i PD të fillojë pikërisht aty, të përcaktohen termat sesi do funskionojë PD në planin organizativ dhe atë të termave.  E rëndësishme është të ketë një kryetar që të hapë PD-në, të ketë një konfederatë të së djathtës, t’u bëhet thirrje atyre demokratëve që nuk e gjennë veten tek Berisha, ta kenë derën e hapur tek PD. Ajo që do ndodhë sot tek krahu i Berishës, është se do ta braktisin, do kthehen se do e shohin se me të nuk fitojnë dot zgjedhjet” – shtoi Bejko.

Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.