Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas keq mes analistit dhe Flamur Nokës: “Ju jeni mekanizëm i prishur dhe i kalbur”

22:01 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur noka 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të ashpra ndaj analistit Enton Abilekaj dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, lidhur me rezultatin shumë të dobët që mori opozita në zgjedhje dhe faktin që askush në lidershipin e asaj nuk pranon të mbajë përgjegjësi dhe të largohet. 

Debati: 
Flamur Noka: Në periudhë zgjedhore, nëse i bie këtyre kambanave, demotivon votuesit dhe do të merrnim 200 mijë po të hapnim panik.

Enton Abilekaj: Nuk e keni provuar ndonjëherë.

Flamur Noka: Po mbolle panik para zgjedhjeve…

Enton Abilekaj: Si thoni ju që para zgjedhjeve, Shqipëria ndryshihet me votë? Ju thoshit Basha humbi se ishte i dobët, kurse Berisha është i fortë. Ku e ke tani Berishën?

Flamur Noka: Unë jam fajtori apo ai që i vodhi?

Enton Abilekaj: Atë e dinim ne para zgjedhjeve.

Flamur Noka: Ti e gjen të keqen te opozita.

Enton Abilekaj: Ju jeni fasada elektroale e Rames. Ju të mos shkonit fare në zgjedhje.

Flamur Noka: E provove, ja fale të gjithën.

Enton Abilekaj: Opozita të mbrojë votën. Të gjitha këto që the sot, i dinit. Nuk kishte asnjë manipulim të ri, këto janë gjëra të vjetra. Ndrimi i qendrave të votimit, ka tre muaj që është bërë. Çfarë bëtë ju? I kontaktuat votuesit? Cfarë bëtë ju?

Flamur Noka: Cfarë je duke thënë? A e di ligjin? A e di kur ka dalë lista? Pak ditë para fushatës. A e di që janë njerëzit pa adresa?

Enton Abilekaj: Ka një parti tjetër që i ka listat, sepse ka organizim kapilar.

Flamur Noka: Për ty Rama dhe qeveria ka funksionuar perfekt.

Enton Abilekaj: Ne i thamë Ramës që nuk bën zgjedhje të lira këtu në studio. Nuk presim të bëjë Rama zgjedhje të lira. Ju që keni marrë flamurin, mbroni votën. Tani dilni rrethoni kryeministrinë, e bëni dot?

Flamur Noka: Edhe atë mund ta bëjmë.

Enton Abilekaj: Çfarë do të bëni ju? Doli ai Kamzës në protestë me dhjetë veta…

Flamur Noka: Ishte simbolike.

Enton Abilekaj: Mos e mbani peng opozitën, hapni rrugën! Hapini rrugën atyre që nuk janë peng i oligarkisë.

Flamur Noka: Edhe po të të paguaj Rama nuk i bëhen këto sulme opozitës. Ti nuk thua pse të gjuajti me kallash, por ti me duar në xhepa pse nuk u mbrojte.

Enton Abilekaj: Ju jeni mekanizëm i prishur dhe i kalbur dhe nuk mund të rrëzohet Edi Rama me ju. Largohuni!

Debat Enton Abilekaj Flamur Noka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.