Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ramiz Lladrovci: Të lumtë Edi Rama!

08:25 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramiz lladrovci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Ramiz Lladrovci

Ne, si popull, në krijesën e superfuqive, njëqind vjet u përndoqëm, torturuam e sulmuam dhe kryen gjenocid ndaj nesh, me qëllim për ta grabitur tokën tonë stërgjyshore, Jugosllavia. Kur na sulmoi makineria ushtarake jugosllave, të njohur në tërë botën për propagandën, në Marsin e vitit 1998, ishim vetëm. Me neve ishte vetëm e drejta jonë për të jetuar të lirë dhe Shqipëria.

Për njëqind vjet robëri, okupatorëve ua mësuam parimet dhe pikat e dobëta, ua mësuam fuqinë dhe moralin e tyre hegjemonist dhe besuam se ne do ta mundim padrejtësinë, do ta mundim okupatorin. Për njëqind vjet rezistencë, erdhi radha e gjeneratës tonë, e cila vdekjen për liri e kishte krenari dhe fatin e vet jetësor.

Kësaj lufte, i pari i priu Komandanti ynë legjendar Adem Jashari, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të vijuar me Fehën, Xhevën, Abenë me mijëra heronj e heroina. Vendosmëria jonë për liri ishte epokale.

Ishte luftë e pastër, e denjë për historinë si Ushtria më e suksesshme çlirimtare në botë e cila arriti më së shpejti qëllimin nga dita e shfaqjes në publik, deri në fitore. Megjithatë, pa NATO-n, nuk do ta fitonim luftën aq shpejt.

Sot, heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi dhe të tjerët, po përballen me një gjyq. Kryeministri Edi Rama e ndërthuri luftën tonë të lavdishme me luftën mbrojtëse të Ukrainës. Z. Rama e di se UÇK nuk e kishte as një të qindtën pjesë të fuqisë dhe armatimit që ka sot Ukraina, por fituam.

Fjalimi i Kryeministrit Rama në Islandë, do vlerësuar, sepse, Evropa jo çdo herë e kishte vendosmërinë për drejtësi ndaj shqiptarëve. Të lumtë Kryeministër Rama!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

20:40 / September 14, 2026

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

15:20 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.