Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do ketë zgjedhje më 30 qershor? KQZ pezullon tenderin për fletët e votimit

13:30 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbledghja e kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth dy muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezullon procedurën e tenderit të prodhimit të fletëve të votimit.

Lajmi bëhet i ditur nga “News 24”, sipas të cilit pezullimi është bërë pas ankimimit që bëri pranë Komisionit të Prokurimit Publik, një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë.

Kjo konfirmohet edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik ku është publikuar ankimimi, i cili lidhet me prodhimin e fletëve të votimi dhe maska (shabllone) për votuesit e verbër, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019, por në publikim nuk jepen detaje mbi arsyet e ankimimi.

Ankesa ka pezulluar për momentin procedurën e tenderimit dhe për pasojë procesin e prodhimit të fletëve të votimit të 30 qershorit.

Të kontaktuar nga “News24”, burimet pranë KQZ-së thanë se duke marrë në konsideratë afatet e limituara, të cilat mund të vinin në rrezik procesin e zgjedhjeve, janë duke shqyrtuar çdo mundësi ligjore, që procedura për tenderimin e fletëve të votimit të vijojë. Ato sqaruan se pezullimi i procesit nuk ka lidhje me situatën e tensionuar politike në vend. Burimet bëjnë me dije se po bëhen përpjekje që situata të zhbllokohet përmes një procedure me negociim, për shkak se gjithçka duhet të jetë gati për zgjedhjet e 30 qershorit dhe KQZ në detyrimin e saj ligjor dhe institucional të vijojë me procesin e organizimit dhe administrit të zgjedhjeve lokale.

Pavarësisht procesit të organizimit të garës elektorale, situata politike në vend është tejet konfliktuale dhe e paqartë. Opozita nga ana e saj i qendron stoike qendrimit të saj se nuk mund të ketë zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Porse mazhoranca nuk ka asnjë dyshim, se më 30 Qershor zgjedhësit do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e katër viteve të ardhshëm.

Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje është e diela, data 21 prill, por meqenëse e diela dhe e hëna janë zyrtarisht ditë pushimi, afati I fundit është zhvendosur të martën më 23 Prill.

Deri më tani me vendim të KQZ, të regjistruara janë 25 parti politike, ndër to 5 aleatë të PD, ndërkohë që kanë dorëzuar kërkesat për t’u regjistruar edhe 8 subjekte të tjera.

KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.