Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Erdogan: Nuk do të sanksionojmë Rusinë, kemi marrëdhënie “speciale”

14:30 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin erdogan 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erdogan ka hedhur poshtë edhe një herë, mundësinë për të vendosur sanksione kundër Rusisë, duke i cilësuar marrëdhëniet me këtë të fundit “speciale”.

“Ne nuk jemi në pikën ku mund të vendosim sanksione kundër Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë. Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, tha presidenti turk.

Pavarësisht komenteve të rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu, për Moskën që bëri që kandidati nacionalist Muharrem Ince të tërhiqej nga gara në prag të raundit të parë, Erdogan mbrojti marrëdhënien e tij me Putinin, duke vënë në dukje se sipas mendimit të tij, Perëndimi duhet të ndjekë të njëjtin shembull.

“Perëndimi nuk po merr një qasje shumë të ekuilibruar. Nevojitet një qasje e ekuilibruar kundër një vendi si Rusia”, tha ai, duke akuzuar Kilicdaroglu se dëshiron të “shkëpusë” Turqinë nga Rusia.

Dhe ai pretendoi se marrëveshja për eksportet e grurit ukrainas, të ndërmjetësuar nga ai dhe OKB-ja u arrit “për shkak të marrëdhënieve të veçanta me Presidentin Putin”.

Presidenti turk, foli edhe për marrëdhëniet e tij me Perëndimin, veton që ai vuri në anëtarësimin e Suedisë në NATO duke akuzuar Stokholmin se ka strehuar anëtarët e PKK.

“Për sa kohë që Suedia vazhdon të lejojë degët e organizatave terroriste të lëvizin  lirshëm rrugëve të Stokholmit, ne nuk do të pranojmë anëtarësimin e saj në NATO”, tha Erdogan.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026

Gruaja gjendet gjallë 11 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Nepal

17:00 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.