Situata e përmbytjeve në Itali, sidomos në rajonin e Emilia Romagna, është kthyer në një dramë. Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë momentin kur në qytetin Cesena është shmangur një tragjedi.
Në video shihet një nënë me djalin e saj të vogël në krah e cila nuk mundet të lëvizë nga rrjedha e ujit përtej hyrjes së pallatit. Fatmirësisht aty pranë ishte 36-vjeçari Gjorgje Panitiç, shef kuzhine nga Beogradi, i cili shihet teksa i ndihmoi të dilnin nga situata dhe momenti i shpëtimit është bërë viral në rrjet.