Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tymosja ‘elektrike’ lë infermierin e ri ‘të vdekur në fytyrë’, në nevojë të operacionit në mushkëri

22:13 / May 19, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cigarja elektrike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jonathan Belcher, nga Covington, Virginia, SHBA, thotë se kishte nisur prej disa vitesh të tymoste ato që njihen si ‘cigare elektrike’ teksa krijoi një varësi aq të rëndë sa pinte ekuivalenten e rreth 20 cigareve në ditë.

Infermieri shton më tej se tymosja e tij e kishte bërë të dukej “i vdekur në fytyrë” dhe se në moshën 22 vjeçare kishte nevojë për një operacion të heqjes së një pjesë të kalbur të mushkërive.

Jonathan Belcher thotë se kishte tymosur këto aparate prej moshës 17 vjeç por muajin që shkoi 22-vjeçari u zgjua i paaftë të marrë frymë dhe me dhimbje të rënda në shpatullën e majtë, teksa i dukej se ishte duke vdekur.

Jonathan u dërgua i tmerruar në spital ku doktorët i thanë se mushkëria e tij e majtë ishte jashtë funksioni ndërsa ajri i mbetur po shtypte mushkërinë e tij dhe zemrën, në një gjendje të njohur si pneumotoraks, prandaj doktorët futën disa tuba për zbrazjen e tyre.

Djali thotë se kishte “një pamje të vdekur” në fytyrë dhe se mendonte se do të vdiste prej dhimbjes në shpatull. Pasi kaloi krizën fillestare ai tani thotë se tani ka probleme me gjumin, dhe se mushkëria e dobët  nuk e lejon të bëjë as detyra të thjeshta si një telefonatë.

“Çdo frymëmarrje e vogël që bëja më sillte dhimbje të tmerrshme në shpatull. Menjëherë sapo shkova në spital më thanë se mushkëria ka dështuar dhe se gjendja është e rëndë. U desh t’i telefonoja nënës time e t’i tregoja këtë që kisha”, thotë ai.

“Ata shkruan në të dhëna se kisha presion spontan në kraharor prej tymit të cigares elektrike. I thashë se isha gati për operacionin, isha në aq shumë dhimbje saqë doja çdo gjë që mund ta riparonte”.

Jonathan thotë se kirurget duhet të hiqnin një pjesë të mushkërisë së tij pasi ai do të kishte vdekur nga ngushtimi i rrugëve të oksigjenit. Rrjedhimsiht Jonathan doli nga spitali më 9 maj por thotë se trauma e incidentit ishte më e rëndë se dhimbja dhe tani ka probleme me gjumin. Megjithse mushkëritë e tij kanë arritur një nivel funksioni të pavarur, Jonathan thotë se do të jetë i dobët për të gjithë jetën.

Tanimë ish-i varuri nga ‘cigaret elektrike’ kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë për rreziqet e përdorimit të këtyre aparateve që po u reklamohen të rinjve e minorenëve. Jonathan thotë: “Dhimbja nuk ka qenë pjesa më e keqe e rikthimit, në fakt ka qenë trauma”.

“Tani kam probleme serioze me gjumin, zgjohem vazhdimisht me periudha intensive djersitjeje”.

“Kam shkuar nga i aftë të bëja gjërat e zakonshme, në fazën ku duhet të rri ulur për të bërë një telefonatë”.

“Nuk do të prek më kurrë me dorë një aparat që prodhon tym. E kuptoj që këto krijojnë varësi të fortë”.

“Pas kësaj që kam kaluar dhe problemeve qe i kam hapur vetes, këshilla më e mirë që mund të jap është hiqni dorë që mos t’ju ndodhë edhe ju, sepse do t’ju ndodhë”.

janathan
PIC FROM Kennedy News/Jonathan Belcher (PICTURED: JONATHAN BELCHER, 22, IN HOSPITAL AFTER HIS LUNG COLLAPSED) A nurse claims vaping caused one of his lungs to COLLAPSE as he slept – leaving him to wake up ‘looking death in the face’ and needing life-saving surgery to remove part of it. Jonathan Belcher, from Covington, Virginia, US, said he started vaping at 17 and developed an addiction so severe he was smoking the equivalent of ’20 cigarettes a day’. But last month [April 26th] the now-22-year-old woke up breathless and with excruciating pain in his left shoulder like ‘a balloon about to pop’ – making him feel like he was ‘dying’. DISCLAIMER: While Kennedy News and Media uses its best endeavours to establish the copyright and authenticity of all pictures supplied, it accepts no liability for any damage, loss or legal action caused by the use of images supplied and the publication of images is solely at your discretion. SEE KENNEDY NEWS COPY – 0161 697 4266

jonathan belcher SHBA tymosja elektrike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara

12:49 / September 15, 2026

Tensionet zhvendosen në hapësirë, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore

09:37 / September 15, 2026

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 2026

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.