Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fitoi zgjedhjet si kandidati i Berishës në Mirditë, Mëlyshi: Saliu të reflektojë, Kryeministrit Rama i kërkoj bashkëpunimin maksimal

23:01 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
85F687F8 2DDD 4DC3 AB2C BDEF976D2B6B
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albert Mëlyshi, kandidati i Bashkë Fitojmë i cili fitoi zgjedhjet në bashkinë e Mirditës, tha se për fitoren e tij kanë bashkëpunuar të gjitha forcat e opozitës, duke përfshirë edhe PD-në zyrtare. Në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll’ me Anduela Ndreu, Mëlyshi u shpreh se pas humbjes që opozita pësoi në zgjedhjet e 14 majit, duhet të ketë një hapje të Partisë Demokratike.

Sipas tij, edhe Sali Berisha duhet të reflektojë mbi këtë gjë dhe të ketë një bashkim të frontit të djathtë për të krijuar një opozitë të fortë që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë për të bërë sa më mirë punën.

“Mënyra sesi gjithë faktorët kanë bashkëpunuar këtu ka qenë përtej interesave partiake. Pa dashur të përfshihem në politikën qendrore, mendoj që ajo që sot ka nevojë PD, është hapja e saj me të cilën kam parasysh që e djathta, individët që duan që Shqipëria nesër të jetë me një opozitë më të fortë dhe më konkurruese. E djathta duhet ta shohë emergjencë hapjen e PD-së me këta aktorë dhe individë që t’i shërbejnë jo vetëm të djathtës por Shqipërisë. Hapja do të thotë përfshirja e sa më shumë individëve, jo largim indivivësh. Për këtë duhet të reflektojë edhe Berisha dhe çdo i djathtë që do t’i shërbejnë Shqipërisë. Është e vetmja rrugë që opozita të ushtrojë trysni ndaj pushtetit qendror”- tha Mëlyshi.

Duke komentuar edhe ftesën e bërë ndaj Edi Ramës për të pirë kafe në Rrëshen, Mëlyshi tha se kërkonte bashkëpunim me Ramën duke qenë se është kryeministër i vendit.

“Kam të drejtë ti kërkoj kryeministrit bashkëpunimin. Kërkoj bashkëpunimin maksial jo për kryetarin por për mirditorët”- u shpreh mes të tjerash Mëlyshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.