Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar për disa vite bashkëshorten e tij.
Gruaja 46-vjeçare ka denoncuar në polici bashkëshortin duke thënë se ka qenë viktimë e abuzimit për të paktën 17 vjet, veçanërisht pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në vitin 2006.
Shqiptari është arrestuar me akuzën e keqtrajtimit, lëndimit personal dhe dhunës seksuale ndaj gruas së tij.
