Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kiara dhe Luizi tregojnë si nisi dashuria për njëri-tjetrin/ Olta i drejtohet moderatores: Vazhdoj të mendoj se ai nuk është për ty

23:36 / May 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F390274C 987A 42BE B2F8 054E81DB1320
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të sapomartuarit Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kujtuan sonte si nisi romanca e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Në një diskutim në “Post Big Brother”, çifti pranoi se në fillim nuk besonin se do të lindte diçka midis tyre, por sikurse thanë, dashuria nuk pyet. Olta Gixhari nga ana tjetër, teksa tregoi si e ka parë romancën mes Kiarës dhe Luizit, u shpreh se asnjëherë s’ka menduar se këngëtari i përshtatet moderatores. Ajo mendon se lidhja mes tyre nuk do të zgjasë shumë.

Kiara: Në fillim, kam pasur dilemat e mia. Ajo që më afroi me Luizin ishte humori. Ia kam thënë që humori më afron edhe më shumë me njerëzit. Gjërat e tjera rrodhën.

Luizi: Unë kam qenë mosbesues për historitë e të tjerëve. Për vete, as nuk e kisha menduar dhe as e kisha në plan. Erdhi natyrshëm. Ende i jam mirënjohës për durimin që ka pasur se që të të qepet njeriu në atë lloj mënyre… deri diku është e bezdisshme. Edhe po të të ketë qejf një njeri, po t’i ngjitesh ashtu… Por unë nuk e kuptoja, kur më thoshte më lër, e dija që e kapte Olta.

Olta: Ditët e tretë ose të katërt që unë isha në rulotë, atëherë Kiarën e kisha shumë xhan (jo se tani nuk e kam). Ky (Luizi) na ndau. I thashë Luizit që nëse e do këtë gocën, nuk duhet ta dominosh në këtë mënyrë.

Kiara: Çështja është se ti një ditë thoshe diçka, një ditë thoshe diçka tjetër. Këto gjëra filluan të mos më pëlqenin te ty.

Olta: Po kjo është temë tjetër o Kiara

Kiara: Sepse i the Luizit na ndave. Ndërkohë, nuk na ka ndarë Luizi, na kanë ndarë gjërat që ti kë bërë

Olta: Ai mi na ka ndarë. Ta tha që e kapja sepse nuk doja të ma kapte Olta sepse do të ma hiqte. Dhe ka bërë shumë mirë, sepse unë do të të thosha gjithë kohës që ai nuk është për ty. Dhe unë vazhdoj e mendoj se nuk është për ty.

Luizi: Pse mendon se nuk jam për të?

Olta: Sepse nuk je ‘lifestyle’ (qesh)… se bëj shaka. Ju uroj jetë të lumtur realisht.

Arbana: Po ti herën e kaluar e quajte një martesë fiktive

Olta: Unë e kam thënë dhe brenda, që nuk ju shoh në një lidhje afatgjatë. Fakti që ju uroj jetë të lumtur, nuk do të thotë se ju shoh në lidhje afatgjatë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.