Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot një kthesë rregullatore në mbështetje të arsimit gjithëpërfshirës, duke premtuar bonus financiar mbi pagë për mësuesit ndihmës, ngritjen e një sistemi të ri trajnimi profesional si dhe krijimin e Këshillit Konsultativ për Fëmijët me Aftësi Ndryshe.

Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë gjatë një bashkëbisedimi me një grup prindërit, ku të pranishme ishin edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, si dhe drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala.

Rama: Trajnim i dedikuar dhe stimul financiar mbi pagë

Pasi dëgjoi shqetësimet e familjarëve mbi vështirësitë në sistemin arsimor dhe nevojën për kualifikimin e mësuesve, Kryeministri Rama vuri theksin te domosdoshmëria e institucionalizimit të trajnimeve dhe rritjes së motivimit financiar për stafin ndihmës.

“Duhet ndërtuar një sistem trajnimi, dhe e dyta, duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një ekstrambështetje financiare, pra ata duhet ta kenë një bonus mbi pagën patjetër,” tha prerazi Rama.

Kryeministri propozoi ngritjen e një strukture të posaçme ndërlidhëse që do të trajtojë problematikat ditore të fëmijëve dhe prindërve.

“Të organizojmë një këshill konsultativ që të mblidhet me frekuenca të rregullta, një herë në kaq kohë. E dyta, të ketë një mikrosekretariat-dikë që mund të referojë probleme në kohë reale, sepse nga një takim në një takim tjetër pas tre muajsh ndodh diçka që duhet referuar,” deklaroi Kryeministri.

Gjatë takimit, prindërit parashtruan edhe shqetësimet e tyre mbi barrierat që hasin çdo ditë në arsimimin e fëmijëve. Ndër pikat kryesore të ngritura ishte nevoja emergjente për krijimin e këndeve sensoriale dhe dhomave burimore brenda ambienteve arsimore.

“Sistemi na e ka bërë pak më të vështirë dhe duam të kontribuojmë realisht sesi ta rregullojmë këtë pjesë. E dyta, që kemi si problematikë, është këndi sensorial ose dhomat burimore,” u shpreh një nga prindërit e pranishëm.

Kumbaro: Raporti 1 me 1 për mësuesit ndihmës dhe klasat interaktive

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, theksoi përparimin e bërë në mbulimin e nevojave të nxënësve me mësues ndihmës, duke bërë të ditur se është arritur mbështetja individuale për çdo fëmijë.

“Nga viti në vit është rritur numri i mësuesve ndihmës. Nëse dikur kishim 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, sot jemi në raportin 1 mësues për çdo fëmijë, dhe jemi në planin për t’i rritur orët, sidomos rast pas rasti,” deklaroi Kumbaro.

Ajo njoftoi gjithashtu ngritjen e hapësirave të posaçme brenda shkollave për trajtimin e momenteve të ngarkesës emocionale apo vështirësive në komunikim.

“Në shkolla po krijohen klasa të dedikuara interaktive ku fëmijët, në momente vështirësie apo agjitimi, së bashku me mësuesin ndihmës mund të qëndrojnë që të ndihen më mirë,” u shpreh Ministrja e Arsimit.

aftesi bonus femijet ndihme ndryshe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Këshilli i Tiranës jep pëlqimin për “Territorialen”, Zeneli: Relacioni s’është vendimmarrës. Zhulali: Kjo s’është lojë me harta…

19:26 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.