Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

50 vjetori i Revoltës së Spaçit, presidenti Begaj: Ata që u sakrifikuan, treguan se shpresa nuk vdes kurrë

13:43 / May 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684668787 begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë është përkujtuar 50 vjetori i Revoltës së Spaçit nga të burgosurit politikë në vitin 1973 kundër regjimit komunist. Të pranishëm në këtë përkujtim, kanë qenë edhe krerët fetarë në Shqipëri .

Presidenti Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në ish-burgun e Spaçit, ku i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Dioqeza Rrëshen dhe Bashkia Mirditë në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat që angazhohen në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike. Begaj u ndal tek respekti ndaj të gjithë personave që bënë sakrifica për liri, duke përmendur disa prej tyre, duke i cilësuar si “Heronjtë e Spaçit”.

“Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Dashnor Kazazi, Jorgji Pepa, e shumë e shumë të tjerë që unë nuk po i përmend, janë vetëm disa nga ata emra që e bënë sakrificën e tyre për të treguar se edhe mbas vdekjes, shpresa nuk vdes. Ata janë pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon me peshë hijesh në të ardhmen e vendit tonë. Heronjtë e Spaçit e të tjerë si ata, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë ne, se lufta për liri është një luftë e përhershme, që kërkon angazhimin dhe vigjilencën tonë të palëkundur. Një kujtesë se fuqia për të formësuar fatet tona qëndron brenda secilit nga ne”-tha Begaj.

Më tej ai shtoi se duhen ndërtuar ura mirëkuptimi, dhembshurie duke u bërë më të vetëdijshëm për të shkuarën dhe për të ndarë të mirën nga e keqja duke u shkëputur tërësisht nga hija e periudhës të errët komuniste.

“Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Por ta fillojmë këtë duke u bërë të vetëdijshëm për të shkuarën tonë e duke ndarë moralisht të mirën nga e keqja. Çka është më e rendësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëptur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë.”- shtoi presidenti.

Në përfundim aduke përkujtuar martirët e kësaj revolte, Begaj tha se të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë i përçimit të tolerancës dhe mençurisë. Në revoltën e Spaçit më 21 Maj 1973 që zgjati dy ditë, regjimi komunist pushkatoi 4 të dënuar politike, Skënder Dajen, Dervish Beken, Hajro Pashain dhe Pal Zefin.

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.