Aktorja Olta Gixhari ka ndarë një mesazh tejet emocionues në rrjetet sociale. Ajo ka falenderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtij ‘reality show’.
“Faleminderit me zemër publik i dashur për mbështetjen, komentet, sugjerimet, përqafimet dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Faleminderit dhe ju që me stoicizëm më urryet deri ditën e fundit, faleminderit që u perfshitë kaq shumë.“-shkruan aktorja.
Ndër të tjera ajo i dedikon disa fjalë speciale mikut dhe ‘armikut’ të saj, Luiz Ejllit.
“Aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njëjtë”-shkruan Gixhari.
Postimi i plotë:
“Ja dhe ”BB” zyrtarisht mbaroi! Faleminderit me zemër publik i dashur për mbështetjen, komentet, sugjerimet, përqafimet dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Faleminderit dhe ju që me stoicizëm më urryet deri ditën e fundit, faleminderit që u perfshitë kaq shumë. ❤️
Do ta ruaj gjatë në mendjen time si një eksperiencë të çmuar,ku përjetova emocione të mëdha lot, zhgënjim, gëzim, të papritura e surpriza. Ju kërkoj ndjesë për çdo herë që e kam kaluar masën.🙏🏻
Faleminderit stafit të panumërt, që u kujdesën për ne pa kursyer veten e tyre. Faleminderit @lorihoxha @sarahoxhaaa @arbanao @eduartgrishaj @lorinamixha që me bete pjese te eksperiences me te cmendur e me te bukur te jetes sime, Faleminderit qe më duruat.
Ky ishte BB qe theu cdo rekord shikueshmërie, disa do ta mbajne mend si bigu i Luizit dhe Oltes disa Luizit e Kiares disa bigu i Luizit! Dhe po tani që çdo gje mori fund dua te them nje te vertet te madhe,me ka permendur çdo ditë ne shtëpi pasi une ika,sot dua unë të t’them dy fjalë, aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njëjtë, ti ma ke vështirësuar dhe ma ke zbukuruar rrugëtimin tim! Ishte kënaqësi te “luftoja” kundër teje.
Ju dua shumë!
Shihemi në projekte te tjera😉 jashtë kuadrit te lojës që sot e tutje”