Jori Delli ka qenë e ftuar në “E Diell N’Trip” me moderatore Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën.
Tashmë dihet se Jori është pjesë e videoklipit të këngës së re të Noizyt , por ka treguar se i pëlqejnë edhe këngët e Don Xhonit e për këtë Beniada i ka kërkuar të zgjedh mes dy reperave.
“Është si të thuash kë do më shumë mamin apo babin… nuk zgjedh, më pelqejnë që të dy edhe këngët e Don Xhonit i kam kënduar pafund atje…”, tha ajo.
