Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Asambleja e OBSH-së në Gjenevë, Manastirliu: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim i kapaciteteve

13:38 / May 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fae04ce2 0d66 4e59 8f78 76d45036e45f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, po merr pjesë në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku së bashku me politikëbërës, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore po diskutohen për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore.

Në emër të Rrjetit të Shëndetit të vendeve të Europës Juglindore ku mes nëntë vendeve bën pjesë dhe Shqipëria, dhe në cilësinë e mbajtëses së Presidencës për vitin 2023 të këtij mekanizmi, Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj foli për përpjekjet e përbashkëta të vendeve të SEEHN për nxitjen e progresit në sistemet shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve farmaceutike dhe rëndësinë që kanë inisiativat e përbashkëta për arritjen e objektivave që lidhen me Agjendën 2030 për shëndetin dhe mirëqenien e popullatës.

“Kam nderin të flas në emër të nëntë shteteve anëtare të Rrjetit të Shëndetit të Evropës Juglindore të cilët janë bashkuar kësaj deklarate: Shqipëria Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, shteti i Izraelit, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania dhe Republika e Serbisë. Ministrat e Shëndetësisë të vendeve SEEHN kanë shprehur angazhimin e tyre të palëkundur dhe strategjik ndaj këtij Rrjeti, për t’a pasur shëndetësinë si përparësi në agjendat politike. Ne besojmë fuqimisht se një dokument strategjik rajonal është komplementar dhe shërben për ngushtimin e dallimeve në kuadrin e përpjekjeve për zbatimin e agjendës globale dhe rajonale të OBSh, për arritjen e objektivave të zhvillimit të qendrueshëm si edhe për përshpejtimin e progresit në mbylljen e hendekut që lidhet me rezultatet shëndetësore në rajon brenda BE”, tha Manastirliu.

Asambleja e 76-të e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet në Gjenevë, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Dr. Tedros Adhanom, drejtorit të OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, ministrave dhe drejtuesve më të lartë të shëndetësisë të mbi 100 shteteve anëtare të OBSH-së.

obsh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.