Turi i mirënjohjes për votëbesimin e marrë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023, vijoi sot në Mat dhe Klos, ku Kryeministri Rama njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, falenderoi qytetarët për besimin e treguar përmes votës, teksa premtoi se investimin e tyre në besim dhe mbështetje, qeveria do ta kthejë në punë të mira dhe mbarësi për komunitetin.
Kryetari i Bashkisë Agron Malaj u shpreh se ndryshimi i nisur këto 4 vite, do të shtrihet në çdo cep gjatë mandatit të dytë. “Ata që ne kishim përballë, Saliun, Liken dhe Monën, janë njerëz që këtu në Mat në 25 vite kanë treguar vetëm neglizhencë, kanë treguar që vërtet nuk ju ka interesuar as Mati, as Klosi, sepse në 25 vite nuk bënë asnjë vepër të vetme në këto bashki, sa herë që kanë qenën në pushtet qëndror dhe vendor. Ndaj ne kemi nisur rrugën e ndryshimit në Bashkinë e Matit por dhe të Klosit dhe në këto 4 vite do të bëjmë ndryshimin më të madh në gjithë cepat e kësaj bashkie”, tha Malaj.
Kreu i rizgjedhur i Bashkisë Mat falenderoi qytetarët për besimin e dhënë për të vijuar me punët e mira të nisura. “Unë dua ta nis me falenderime ku falendeirmi i parë është për të gjithë ju që na mbështetët në Bashkinë e Matit dhe të Klosit në këto zgjedhje. Këto zgjedhje nuk ishin vetëm të miat dhe të Valbonës, por ishin për gjtihësecilin nga ju. Një falenderim e kam për Kryeministrin Rama që na besoi në këtë mandat të dytë. Një falenderim për të deleguarën e qarkut Dibër që ka qenë motorri i kësaj fushate në të gjithë qarkun Dibër. Falenderim për të gjithë demokratët që na votuan, që me të vërtetë treguan që kanë nevojë të ecin përpara, por një falenderim e kam për çdo socialist dhe socialiste në të dy bashkitë, që kanë qenë një makineri e vërtetë e kësaj fushate”, deklaroi kryebashkiaku Malaj.