Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryebashkiaku Agron Malaj: Saliu dhe Likja në 25 vite kanë treguar neglizhencë, do bëjmë ndryshimin më të madh në Mat

19:17 / May 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron Malaj mat klos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turi i mirënjohjes për votëbesimin e marrë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023, vijoi sot në Mat dhe Klos, ku Kryeministri Rama njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, falenderoi qytetarët për besimin e treguar përmes votës, teksa premtoi se investimin e tyre në besim dhe mbështetje, qeveria do ta kthejë në punë të mira dhe mbarësi për komunitetin.

Kryetari i Bashkisë Agron Malaj u shpreh se ndryshimi i nisur këto 4 vite, do të shtrihet në çdo cep gjatë mandatit të dytë. “Ata që ne kishim përballë,  Saliun, Liken dhe Monën,  janë njerëz që këtu në Mat në 25 vite kanë treguar vetëm neglizhencë, kanë treguar që vërtet nuk ju ka interesuar as Mati, as Klosi, sepse në 25 vite nuk bënë asnjë vepër të vetme në këto bashki, sa herë që kanë qenën në pushtet qëndror dhe vendor. Ndaj ne kemi nisur rrugën e ndryshimit në Bashkinë e Matit por dhe të Klosit dhe në këto 4 vite do të bëjmë ndryshimin më të madh në gjithë cepat e kësaj bashkie”, tha Malaj.  

Kreu i rizgjedhur i Bashkisë Mat falenderoi qytetarët për besimin e dhënë për të vijuar me punët e mira të nisura. “Unë dua ta nis me falenderime ku falendeirmi i parë është për të gjithë ju që na mbështetët në Bashkinë e Matit dhe të Klosit në këto zgjedhje. Këto zgjedhje nuk ishin vetëm të miat dhe të Valbonës, por ishin për gjtihësecilin nga ju. Një falenderim e kam  për Kryeministrin Rama që na besoi në këtë mandat të dytë. Një falenderim për të deleguarën e qarkut Dibër që ka qenë motorri i kësaj fushate në të gjithë qarkun Dibër. Falenderim për të gjithë demokratët që na votuan, që me të vërtetë treguan që kanë nevojë të ecin përpara, por një falenderim e kam për çdo socialist dhe socialiste në të dy bashkitë,  që kanë qenë një makineri e vërtetë e kësaj fushate”, deklaroi kryebashkiaku Malaj.

Agron Malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.