Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mat/ Përkujtohen dy efektivët e Policisë, të vrarë 25 vite më parë

20:31 / May 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia mat 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ceremoni përkujtimore, në kuadër të 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të dy ish/punonjësve të Policisë së Shtetit, Baftjar Stafasani dhe Sabri Nelaj, është organizuar nga Komisariati i Matit.

Në ceremoni morën pjesë Zv/Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Shefi i Komisariatit të Policisë Edmond Hala, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj, nën/Prefekti i këtij rrethit Hasan Pasha, familjarë të dëshmorëve dhe punonjës policie.

Gjatë fjalimit të mbajtur nga shefi i Komisariatit z.Edmond Hala, u theksua se përkushtimi, korrektësia, ndershmëria, ndjenja e lartë e përgjegjësive për të realizuar në kohë detyrat, trimëria dhe guximi në çdo kohë e situatë, ishin tiparet që dallonin në karakterin e dy ish-kolegëve tanë.

“Pas 25 vjetësh, përulemi me shumë mirënjohje për aktin sublim që kryen Baftjari dhe Sabriu, duke flijuar jetën e tyre në krye të detyrës” u shpreh Hala.

Kryetari i Bashkisë Mat tha se akti i Sabri Nelit dhe Baftjar Stafasanit nuk duhet harruar. Ai shtoi se dy “Dëshmorët e Atdheut” do të prehen në varrezat e dëshmorëve të Matit, aty ku prehen të rënët në luftë dhe në krye të detyrës.

Pas përfundimit të ceremonisë, Drejtues të Policisë dhe të pushtetit vendor zhvilluan një vizitë në familjet e Dëshmorëve të Policisë.

efektivet mat pertkujtohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.