Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE paralajmëron Serbinë për Rusinë, Borrell: Hiqni dorë nga provokimet

10:25 / May 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BORRELL KOSOVA SERBIA frame 2025 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell paralajmëroi Serbinë se aspiratat e saj euroatlantike nuk përkojnë me raportet që Beogradi ka me Rusinë. “Mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëmshme për interesin kombëtar të Serbisë”.

Borrell foli pas takimit të ministrave të shteteve anëtare dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Këshillin e Punëve të jashtme në Bruksel, ku u diskutua për situatën në rajon dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell u kërkoi shteteve që nuk kanë përshtatur politikën e jashtme me atë të Bashkimit Europian që të ndryshojnë sjelljen e tyre. Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke mos ndjekur shembullin e Brukselit. Ndërkaq, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shefi i diplomacisë së BE, u bëri thirrje palëve që të zbatojnë të gjitha detyrimet që dalin nga ky proces dhe t’i japin fund tensioneve dhe sjelljeve provokuese.

“Zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes, është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Atmosfera negative dhe mungesa e konstruktivitetit gjithashtu duhet të ndalojë. Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian do të thotë të jesh në gjendje të bashkëpunosh dhe të veprosh si fqinjë i mirë, duke kapërcyer të gjitha vështirësitë e së kaluarës”, theksoi Borrell.

Josep Borrell
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.