Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Noka shkon në SPAK për zgjedhjet: Rilindja ka bërë batërdi, kemi paraqitur një mori padish

10:51 / May 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noka 555
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka folur pas paraqitjes në SPAK këtë të martë në lidhje me denoncimet për krimet zgjedhore. Pjesë e grupit të Berishës, deputeti Noka tha për mediat se PD-ja ka bërë një mori padish në SPAK, teksa sot u thirr për dy çështje, atë të kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi dhe për aplikacionin Aktivisti.

“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me znj. Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjes të aktivistit që po ashtu shantazhonte, kërcënonte dhe survejonte administratën. Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund.

Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim. Hetim penal ka për çështjen e aktivistit dhe znj. Bufi. Vota me dhunë dhe me presion duhet të marrë fund, vota duhet të jetë e lirë. Regjim nuk mund të pranojë Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për zgjedhe të lira dhe me standarde ku vota të mos kthehet në mall tregu.

Koalicioni Bashkë Fitojmë në këto zgjedhje nuk kishte përballë vetëm Rilindjen, por shtetin me të gjitha mekanizmat, krimin, paratë e krimit e korrupsionit, kjo nuk përbën ndonjë risi. Prokuroria dhe policia kanë qenë të gjitha në shërbim të krimit. Policia shoqëronte kriminelët që shpërndanin para dhe shantazhonin. Këtë e di opinioni publik, por nuk do të thotë që ne nuk do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj çështjeje. Kauzës sonë për votën e lirë dhe ndarjen e partisë nga shteti ne do t’i qëndrojmë”, deklaroi Noka.

Flamur Noka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.