Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

CIA plas bombën për ish-kryeministrin: Sali Berisha loboi në Amerikë sepse nuk donte Kosovën e pavarur

15:44 / May 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
D9B4A7DE 78DF 41FD AE92 F516EE2148ED
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky dokument i deklasifikuar shërbimit sekret amerikan, konfirmon se në vitin 1995, Presidenti i kohës, Sali Berisha ishte kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje në raportin e CIA_s të siguruar nga ABC Neës nënvizohet se në prag fushate, Sali Berisha ashpërsoi qëndrimet për cështjet etnike, duke e përdorur kartën nacionaliste për të mundur socialistët.

Dokumenti i CIA-s studion mundësitë për konflikte në Ballkan, dhe në kapitullin “Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon” aktori kryesor i mbajtur nën vëzhdim, është Sali Berisha.

Dhe jo pa të drejtë, sepse presidenti i Shqipërisë në atë kohë takonte diplomatë amerikanë të cilëve ju deklarohej kundër pavarësisë së Kosovës.

“Berisha – me shumë gjasa duke njohur pozicionin e dobët negociues të shqiptarëve etnikë – vazhdon të këmbëngulë që Rugova të heqë dorë nga kërkesat për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson se fillimi i negociatave do ta ndihmojë Rugovën të shmangë presionin nga liderët më aktivistë shqiptarë të Kosovës”

Raporti vijon edhe me tej, duke nënvizuar rrezikun që në prag fushate, Berisha të nxiste konfliktin.

“Një sfidë politike nga socialistët e Shqipërisë–ish-komunistë–në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta bëjë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër për çështjet rajonale etnike-shqiptare. Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të marrë mbështetje nga partitë e vogla të djathta”

Ky raport i takon dhjetorit të vitit 1995. Ajo që ndodhi më pas, ishte se pikërisht pas zgjedhjeve, Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës që t’i bashkohej protestës së opozitës serbe.

Ndoshta ishin këto arsyet që e bënë Rugovën ta ndërpriste marrëdhënien me Berishën për të mos i rivendosur kurrë.

Më pas, Berisha nuk e fshehu se ishte kundër pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar edhe Hashim Thacit të mos e firmoste marrëveshjen e Rambujesë, aty ku u hodh hapi i parë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Karakaçi zbulon afatin e përfundimit të punimeve në aksin Tiranë-Durrës

22:21 / November 5, 2026

Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

21:21 / November 5, 2026

Kokalari i shkruan Marco Rubios: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun

20:00 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.