Jo vetëm rrugët me emra të huaj, tashmë në Kamëz edhe sloganet nëpër shkolla janë në gjuhën angleze.
Kryetari Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ishte i pranishëm në shkollën profesionale të qytetit të Kamzës ku shkruhej: “I do it because I can. I can because i want. I want because you said I couldn’t”.
(“E bëj sepse mundem. Mundem sepse dua. Unë dua sepse ju thatë unë nuk mundem”)
Sipas njoftimit të publikuar nga vetë Mziu në prag të datës së zgjedhjeve vendore, “nxënësit dhe stafi pedagogjik falënderuan kryebashkiakun Mziu për punën e mrekullueshme të Tij dhe bashkëpunimit mjaft të ngushtë me stafin dhe partnerët ndërkombëtarë “. Por me sa duket edhe inspirimin kryebashkiaku Mziu dhe mësuesit e kësaj shkolle ua transmetojnë nxënësve në gjuhën angleze.
Jo më kot edhe rrugët mbartin emërtimet në anglisht. / tirananews.al






