Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Apple, marrëveshje me vlerë miliarda dollarë me Broadcom për gjysmëpërçues të prodhuar në SHBA

21:52 / May 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1apple
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania Apple Inc tha të martën se ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë disa miliardë dollarë me prodhuesin e përçuesve Broadcom Inc. për të përdorur gjysmëpërçues të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Sipas kompanisë Apple, në zbatim të marrëveshjes shumëvjeçare, kompania Broadcom së bashku me Apple, do të zhvillojë programin për krijimin e pjesëve përbërëse të gjeneratës së pestë të teknologjisë së telefonave celularë, që do të projektohen dhe ndërtohen në disa fabrika në Shtetet e Bashkuara, përfshirë në qytetin Fort Collins, në shtetin e Kolorados, ku Broadcom ka një fabrikë të madhe.

Aksionet e kompanisë Broadcom u rritën me një shifër rekord 2.2% pas njoftimit. Prodhuesi i përçuesve përfaqëson furnizuesin kryesor të paisjeve pa rrjet kabllor (wireless) për Apple.

Në dy vitet e fundit fiskale rreth një e pesta e të ardhurave të kompanisë Broadcom burojnë nga prodhuesi i iPhone.

Apple ka diversifikuar vazhdimisht zinxhirët e saj të furnizimit, duke ndërtuar më shumë produkte në Indi dhe Vietnam dhe duke thënë se do të marrë përçues nga një fabrikë e re tajvaneze e prodhimit të gjysmëpërçuesve që është në ndërtim e sipër në Arizona.

Dy kompanitë nuk e zbuluan vlerën e marrëveshjes, por kompania Broadcom tha se sipas marrëveshjes së re ajo duhet t’i mundësojë kompanisë Apple “kapacitet të mjaftueshëm prodhues dhe burime të tjera për të prodhuar këto produkte”.

Broadcom dhe Apple kishin një marrëveshje trevjeçare, prej 15 miliardë dollarësh, që analisti i firmës Bernstein, Stacy Rasgon, tha se do të skadonte në qershor. Ai tha se zhvillimi ishte pozitiv për kompaninë Broadcom, pavarësisht se të dy firmat nuk dhanë një afat kohor se sa do të zgjasë puna.

“Kompania Broadcom i ka rezistuar viteve për shkak të një sërë marrëveshjesh afatgjata me kompaninë Apple. Herë i kanë këto marrëveshje, here jo”, tha zoti Rasgon.

Apple tha se do të përdorë Broadcom për gjysmëpërçuesit, FBAR, që janë pjesë e një sistemi radio-frekuencash që ndihmon iPhone dhe pajisje të tjera Apple të lidhen me rrjetet e të dhënave celulare.

“Të gjitha produktet e kompanisë Apple varen nga teknologjia e krijuar dhe ndërtuar këtu në Shtetet e Bashkuara, dhe ne do të vazhdojmë të thellojmë investimet tona në ekonominë e SHBA-së, sepse kemi besim të palëkundur në të ardhmen e Amerikës”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook.

"Apple" marreveshje SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

SHBA vendosi sanksione të reja për entitetin që kontrollon trafikun në Hormuz, Teherani përgjigjet duke sekuestruar 4 anije në ngushticë

08:14 / May 28, 2026

Sulmet amerikane ndaj Iranin luhasin sërish çmimet e naftës, ja me sa do të tregtohet në bursat botërore

09:00 / May 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.