Edhe pse në burg për shtiblerje vote, këtë të enjte KQZ-ja certifikoi rezultatin që prodhuan zgjedhjet lokale edhe për bashkinë e Himarës, ku fitues është Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Çështja Beleri ka shkruar edhe në Amerikë, dhe në Athinë janë mbajtur protesta pro tij.
Po ashtu miratoi rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie. KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.
U certifikua rezultati edhe për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).
