Kuvendi kërkon ta dekretojë ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe të ministrave brenda 25 majit. Kjo pasi Presidenti Bajram Begaj niset nesër për një vizitë zyrtare dy ditore në Itali dhe në të kundërt ligji do të dekretohej pas kthimit të tij.
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka njoftuar kolegët se projektligji do të votohet në orën 14:30 para përfundimit të seancës dhe se Presidenti e ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm.
“Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 ne do të votojmë përpara se të përfundojë seanca. Kështu që secili nga kolegët të shikojë edhe radhën e diskutimeve të tij në fjalë sepse në atë orë do të ndërpriten diskutimet për të kaluar në votim”, tha Felaj.
