Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fredi Beleri ende në burg, afati që djeg mandatin si kryetar i Bashkisë i Himarës

11:53 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fredi Beleri AP transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e së enjtes, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet për bashkitë e fundit, ku në mesin e tyre është edhe bashkia e Himarës, ku fitues doli kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, por që vijon që të qëndrojë në burg nën akuzën e shitblerjes së votës. Anëtari i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Dritan Çaka, tha se diskutimet lidhur me mandatin e Belerit kanë nisur që në ditën e arrestimit.

“Duke qenë se është me masë sigurie “arrest me burg”, nuk kemi vendim përfundimtar të formës së prerë për ta shpallur fajtor, ai përfiton të drejtën për tu shpallur fitues nga KQZ, gjithmonë nëse nuk do të ketë ankime si në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve dhe në Kolegjin Zgjedhor. Mandatin përfundimtar nuk e merr dot para fillimit të gushtit, si dhe gjithë të tjerët se në fillim të gushtit u përfundon mandati kryetarëve aktual të bashkive.

Nëse zoti Beleri do ngelet në burg deri atë datë, ligji për qeverisjen vendore e ka përcaktuar qartë se çdo kryetar bashkie duhet të bëjë betimin dhe nëse nuk bën betimin nuk e merr detyrën e kryetarit të bashkisë. Nëse zoti Beleri deri në atë datë nuk paraqitet në Këshillin Bashkiak për të bërë betimit, nuk e merr atë mandat.

Mund të ribëhen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, dhe të caktohen kandidatë të tjerë. Por duhet pritur dhe një periudhë tre mujore se si do procedohet nga pikëpamja ligjore me zotin Beleri. Betimi për mua është detyrues dhe është shkak për mos marrjen e mandatit. Nëse do jetë në masë sigurie “arrest me burg” e ka të pamundur për të bërë betimin dhe ushtruar detyrën”.

Fredi Beleri KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.