Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha bën edhe Dan Hutrën pjesë të krimeve zgjedhore: Mblidhte vota për Rakip Sulin e PS-së

12:26 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684926851 berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, Sali Berisha gjeti një tjetër justifikim, vetëm që të mos pranojë disfatën e zgjedhjeve të 14 Majit. Këtë herë përmend Dan Hutrën si pjesë të krimeve zgjedhore. Sipas tij, vrasësi i grave që u burgos 2 muaj para zgjedhjeve ishte patronazhist dhe vidhte vota për Rakip Sulin.

“Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin.

Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime. Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz.

Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit. Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes”, tha Berisha.

Dan Hutra Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.