Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksident në “Misto Mame”, shoferja e dehur refuzoi t’i ndalojë policisë

12:45 / May 28, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka zbuluar detaje nga një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku automjeti i drejtuar nga një vajzë u përplas me bordurat anësore dhe një pemë. Sipas autoriteteve, mjeti drejtohej nga një 22-vjeçare në gjendje të dehur.

Shoferja që nuk posedonte as leje drejtimi ka refuzuar t’i bindet urdhrit për ndalim të efektivëve dhe është larguar me shpejtësi, duke humbur më pas kontrollin e mjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njoftojnë uniformat blu.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E.Q, 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.