Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit në Sarandë u dirigjua nga burgu? A.T. dyshime se orientoi nga qelia njerëzit

18:25 / May 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klcole sulovari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë të dy personave në qytetin e Sarandës, Leonard Thodhori, njohur si “Koçole” dhe miku i tij Fatmir Sulovari, dyshohet se kanë marrë pjesë 6 persona.

Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndë, është dhe një i dënuar me burgim të përjetshëm me inicialet A.T, nga veriu i Shqipërisë.

I dënuari përjetë, ka dyshime se ka orientuar njerëzit nga qelitë e burgut ku vuan dënimin, kjo për shkak se ai ka miqësi dhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në të njëjtin burg, me të dyshuarin tjetër të kësaj ngjarje, shtetasin Ledjan A. nga Saranda.

“Ora News” mëson se policia kriminale e Vlorës dhe ajo e Sarandës, kanë mbledhur informacione operative, të cilat flasin se rrëmbimi dhe më pas vrasja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dyshohet të jetë dirigjuar nga ambientet e burgut.

Ngjarja lidhet me përplasjen për trafikun e hashashit dhe kokainës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe ishullit të Kusturit, biznes ky që gjatë këtyre 6 muajve solli një seri vrasjes të ndodhura në Sarandë, Tiranë dhe shtetin grek.

“Koçolja” dhe Sulovari, u zhdukën në rrethana misterioze në 6 Prill 2023, teksa shihen në pamje filmike që hipën në një Benz-Mercedez me targa greke dhe nuk dihet ende dhe sot ku ndodhen trupat e tyre.

Për këtë ngjarje vetëm një person është arrestuar, Sofokli Baxheri, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Baxheri, ka dijeni mbi identitetin e personave që kanë përdorur vilën e marë me qëra dhe benzin e përdorur në rrëmbimin e dy persona, por nuk është treguar bashkëpunues.

I arrestuari Sofokli Baxheri, është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qera në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është gjendur dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari.

Baxheri, ka çuar personat që sipas tij nuk i ka njohur në ambientet e shtëpisë në Nivicë dhe është larguar. Ai ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qera një personi që jetonte jashtë shtetit dhe nuk e njihte.

Por policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Makina tip “Benz-Mercedez” me targa të vjedhura në Tiranë, prej muajit dhjetor 2022 është mbajtur në banesën e marrë me qëra në Nivicë.

Dy personat e marrë peng, Leonard Thodhori, njohur si “Koçole” dhe miku i tij Fatmir Sulovari, ka shumë dyshime të forta se janë ekzekutuar në fshatin Vrinë të Sarandës, ndërsa trupat e tyre ende nuk janë gjetur./Ora News

Koçole Sulovari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

09:38 / October 27, 2026

Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog

08:25 / October 27, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.