Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

CNN: Shqipëria, një perlë mesdhetare

22:28 / May 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kruja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media prestigjioze amerikane CNN e rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.

CNN ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës, teksa e cilëson Shqipërinë si një perlë të Mesdheut, ndërsa e rendit mes vendeve si Spanja, Austria, Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.

“Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia. Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të paprekura; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.

Sipas CNN, ky sezon veror do të jetë një sukes i madh udhëtimesh në mbarë botën. Globalisht, udhëtimet ndërkombëtare ishin në 80% të niveleve të para-pandemisë në tremujorin e parë të 2023, dhe një verë e fortë pritet në hemisferën veriore, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së.

Kjo do të thotë se planifikimi i një pushimi veror këtë vit mund të përbëjë një sfidë për udhëtarët, pasi fluturimet drejt shumë destinacioneve po mbushen dhe disa linja ajrore po paguajnë bileta rekord.

Po ashtu, sipas CNN, edhe hotelet dhe pronat me qira janë rezervuar në vendet e njohura. Ndaj këshillon se nëse ende po mendoni të bëni një pushim veror, veproni shpejt dhe merrni parasysh idetë e listuara të 12 destinacioneve për të shijuar pushimet.

CNN Shqiperia Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.