Nuk ka vonuar shumë dhe Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin që i rrit rrogën. Ai ka dekretuar që gjitha ligjet për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë si ministrat, deputetët dhe punonjësit e administratës publike.
Ligji i ri është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur pagën mesatare në vend nga 530 euro në 930 euro dhe përfitues të parë ka 130 000 punonjësit e administratës. Strategjia parasheh dy faza, e para 1 prill 2023, e cila mori jetë me votimin në kuvend, ndërsa faza e dytë pritet të zbatohet në prillin e vitit 2024.
Të enjten e kaluar, në 25 maj Kuvendi i Shqipërisë miratoi rritjen e pagës për institucionet kushtetuese duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori. Kundër këtij ligji, votuan vetëm 3 prej deputetëve të Kuvendit.
Sa shkojnë pagat e deputetëve dhe qeveritarëve kryesorë
Paga e deputetëve dhe qeveritarëve do të dyfishohet. Ajo e deputetëve bëhet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.




