Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mori rezultat pozitiv në zgjedhje, Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Atij i dhemb fakti se humbi Shkodrën…!

22:42 / May 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tom doshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Social Demokrate e Tom Doshit arriti të marrë një rezultat tepër pozitiv në Shkodër, duke ndikuar edhe me votat e saj që qyteti të binte për herë të parë në duart e socialistëve, të cilët morën bashkinë në zgjedhjet e 14 majit.

Rrëzimi i “kalasë së demokratëve” duket se ka shqetësuar më tepër Sali Berishën, i cili menjëherë pas zgjedhjeve lëshoi një lumë akuzash ndaj Tom Doshit, duke e akuzuar ndër të tjera për blerje votash.

Por Doshi ka vendosur të thyejë heshtjen e gjatë duke iu përgjigjur në një intervistë për emisionin “Top Story”. Ai ka thënë se prej kohësh “nuk dëshiron të merret me Berishën”, por ky i fundit “nuk e lë rehat” duke thënë se “i shfaqet si hije”.

Doshi tha se Berishën e kanë braktisur demokratët, ndërsa edhe në partinë e tij, PD-në, tashmë ka vetëm tradhëti ndaj njëri-tjetrit.

Pjesë nga deklarata e Tom Doshit:

Sali Berisha nuk ishte në fletën e votimit, nuk kishte komisionerë. Atë e ka braktisur elektorati i djathtë. Atij i dhemb shumë Shkodra që e ka ruajtur si kala. Por fakti është që Shkodra ia bëri të qartë Berishës, PS në 2021 ka marrë 16 mijë vota, PSD ka marrë 9 mijë vota, të gjitha bashkë shkojnë 34 mijë vota. Partia e Alibashës, partia e Lulit ka marrë 6 mijë vota. Komisionerët e Lul Bashës i ka vjedh PS-ja. Berisha t’i kërkojë brenda llojit, mos të vijë t’i kërkojë te unë.

Pa PSD-në Benet Beci nuk fiton, janë votat e mija. Jam deputeti më i votuar në një zonë të djathtë. Këtu i dhemb Berishës se i kam marrë elektoratin e djathtë. Edhe këtë herë, nuk besojnë më te Berisha, te Basha. Lul Basha shkon në takime pallati me Taulant Ballën, çfarë do i besojnë?!

Ai bën mitingje, unë fushatën e kam bërë në rrjetet sociale. Më del hija jote thotë, po normal që do i dalë. Berisha ka humbje, s’ka ndonjë prespektvë as partia ku është Berisha, as pjesa tjetër. Këta kanë tradhëti me njëri-tjetrin, është bërë një llum aty. Unë nuk bëj pazare nga ana e votuesve.

Edhe politikën e lidh me karakterin. Sali Berisha ka 18 vjet që thotë të njëjtën gjë për mua, “ka ble vota, ka bë këtë”. Berisha në moment që i preken interesat e tij, ai shpif, hedh baltë. Lul Basha është llumi i atij, sa ishte në pushtet nuk la ministri pa e çuar. Tashi na ka dalë tradhëtar.

Këto lidhen me mua që sot jam person non-grata, këto punë i ka bërë Luli me shokë. Edhe mua dhe atij. Por unë nuk kam dashur të merrem me Berishën, por spo më lë rehat.

Në këto kushte që është sot, është kthyer në një zëdhënës të një grupimi politik.

Shkodra tom doshi zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.