Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhunoi me shkelma djalin dhe e tërhoqi zvarrë, arrestohet nëna 22-vjeçare

10:03 / May 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 6463dea32dfca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pamje tronditëse disa ditë më parë u bëmë virale, ku një nënë në Durrës u filmua teksa dhunonte fëmijën e saj të vogël në mënyrë kafshërore. Fillimisht ajo e godet me shuplaka, teksa duke ecur ajo e qëllon fort me shkelma. Kristina Aliu është marrë në hetim në gjendje të lirë, duke qenë se ka dhe një foshnjë tjetër të mitur, 6-muajshe.

22-vjeçarja është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, të procedohet në gjendje të lirë.

Ndalimi i saj u bë pasi më 16 maj u publikuan pamje ku e reja shfaqej me fëmijën përdore duke e qëlluar me shuplaka në kokë e të gjithë trupin. Në një moment, fëmija rrëzohet në shkallë dhe gruaja nuk e ngre, por e qëllon me shkelm.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjën e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjën 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

22-vjeçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.