20 fëmijë, të cilët po udhëtonin me autobusin e shkollës, janë përfshirë në një aksident orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën Massa-Carara, Itali.
Sipas informacioneve të para, disa prej fëmijëve kanë mbetur të plagosur.
Shoferi, i cili fillimisht mbeti i bllokuar, ishte i fundit që u lirua.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe dy helikopterë të zjarrfikësve.