Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Objektet e konfiskuar, si do veprohet – Qeveria miraton pr.ligjin me 4 programe. Nga shitja, te përdorimi për strehim social

15:52 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
apartamente ne ndertim e siper 2 600x300 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin, mbi hapat që do të ndiqen me pronat e konfiskuara, si pasojë e tejkalimit të lejes së ndërtimit apo ato që janë ndërtuar pa leje. Varianti i miratuar në qeveri parashikon 4 programe administrimi, një prej të cilëve është shitja e tyre. Sipas vendimit, programi i shitjes përfshin ofrimin për blerje me vlerën e tregut, subjekteve që kanë të drejtën e parablerjes, ku përparësinë e ka pronari i truallit e më pas personat e tretë.

Këtu bëjnë pjesë personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë marrëveshje juridiko-civile në lidhje me objektin e konfiskuar, të regjistruar në hipotekë përpara datës së konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit. Ndërkohë që, në rast se pronari i truallit apo persoant e tretë nuk duan të ushtrojnë të drejtën e parablerjes apo nuk përgjigjen brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit, e drejta e blerjes së objektit të konfiskuar i kalon ndërtuesit të objektit.

Programi i shitjes parashikon edhe një tjetër formë, që është shitja nëpërmjet ankandit publik, që kryhet në rast se edhe ndërtuesi nuk shpreh interes për blerje. Ndërkaq, 2 programe të tjerë, që parashikon vendimi i qeverisë kanë në fokus zhvillimin e objekteve të konsifkuara, por ndryshojnë nga tipologjia e truallit ku janë ndërtuar e më konkretisht nëse janë truall shtet apo truall privat.

Sa i takon programit të katërt, ai parashikon administrimin e objekteve të përfunduara, duke specifikuar se këto objekte mund të shkojnë për qëllime të nevojës së strehimit social apo për interes publik. Projektligji i miartuar përmban edhe një seksion të veçantë, që parashikon procedurë të përshpejtuar dhe lehtësuar për përfundimin e punimeve të objekteve të konfiskuar dhe zhvillimin e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.