Një automjet tip “Volkswagen” ka përfunduar në një kanal buzë rrugës në aksin Lushnjë- Rrogozhinë.
Shoferi, Gledion Velcani, 30 vjeç, po udhëtonte së bashku bashkëshorten e tij në momentin e aksidentit. Mësohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Personat fatmirësisht shpëtuan pa dëmtime.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.