Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtohen zërat kundër Berishës pas humbjes: Të jetë president nderi, PD duhet të reflektojë për humbjen

20:16 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1685641688xkucana 358
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Berisha mund të çlirojë PD me tërheqjen e tij”. Kështu tha kryetarja e njësisë 2 e PD, Mirlinda Çollaku, e cila u shpreh se Berisha duhet të hapë garën për të tjerë, jo për veten.

Në një intervistë për Report TV në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku tha se nuk ka funksionuar aspak heshtja e demokratëve për të mos përçarë PD.

“Për vendimmarrjen se çfarë rruge duhet të eci PD, në bindjen time jemi shumë të vonuar. Gjatë këtij 1 viti e gjysmë, problematika ka qenë mungesa e theksuar e lidershipit për të bërë akte konkrete mbi një qëndrim të qartë politik dhe publik mbi çfarë ka ndodhur këtë vit.

Kjo heshtja jonë e stërzgjatur me qëllimin e mirë për të mos përçarë PD e për të dhënë terren që demokratët të bashkoheshin nuk ka funksionuar. PD ka nevojë emergjente të profilojë qëndrimet e saj. Askush nuk e vë në dyshim reputacionin e Berishës te demokratët. Por Berisha duhet të ketë vetëdijen e plotë se vetëm ai mund ta çlirojë PD me tërheqjen e tij. Le të hapë garën”, tha Çollaku.

Ndërsa Ilirjana Kuçana, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka mbështetur Sali Berishën, thotë se këtij të fundit i takon vendi i nderit në PD por duhet të ketë periudhë reflektimi në PD. Me këtë nënkupton faktin që Berisha nuk duhet të garojë për postin e kreut të demokratëve.

“Sot më shqetëson se në vendin tonë nuk ka opozitë. Berisha ka treguar pjekuri dhe besoj shumë tek eksperienca e tij politike. E kam shprehur dhe do e shpreh gjithmonë mbështetjen ndaj tij. Mendoj që e meriton vendin e nderit në PD dhe biem dakord që një individ pa logo, pa vulë, pa numërues ka arritur të marrë 500 mijë vota.

S’ka demokrat që nuk e di rolin e Berishës, por jam e bindur që do të marrë vendime të duhura. PD duhet të ketë periudhë reflektimi të thellë dhe jam e bindur që gjithsecili ka përgjegjësi për humbjen e thellë të PD dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen e PD”, tha Kuçana.

Mirlinda Çollaku PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.