Këtë të premte, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperature relativisht të larta gjatë orëve të paradites.
Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin. Era do fryjë me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
