Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, sepse pas një sherri ai goditi me thikë vëllain e tij. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit, teksa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë dhe ndihmën e parë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet perës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K.K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A.K, 46-vjeç.
46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
