Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaloi 4 ditë më parë vetingun , kush është gjyqtarja që liroi nga burgu Saimir Tahirin

17:56 / June 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Matilda Fetau
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimin i sotëm për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga qelia e burgut e ka marrë gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetau.

Dy ekspertiza mjeko-ligjore bindën gjykatësen për ta pranuar kërkesën e Tahirit për lirimin e tij dhe vendosi që pjesën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi.

Në njërën prej ekspertizave mjeko-ligjore, thuhej se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.

Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

Po kush është gjyqtarja Matilda Fetau?

Matilda Fetau kaloi procesin e vettingut 4 ditë më parë. Ajo u përball të hënën me 29 Maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, ku dha shpjegime për barrën e provës së pasurisë.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Fetau u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Willem Brower.

Analiza financiare e gjyqtares Fetau ka rezultuar me bilanc pozitiv, kështu në përfundim, gjyqtarja Matilda Fetau u konfirmua në detyrë nga trupa e KPK.

Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Rrethit Elbasan, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.