Një kamion është djegur në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të pushimit të shoferit.
Mjeti ka marrë flakë në ecje. Pasi e ka nxjerrë nga rruga në një xhep, drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit.
Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por gjithsesi kabina dhe motori i trajlerit janë shkrumbuar plotësisht.
