Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj falënderon banorët e Njësisë 12 dhe Dajtit: Fitorja erdhi sepse punojmë çdo ditë sikur të jetë fushatë

13:39 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 06 05 at 13.34.34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ndalesën e radhës të turit falënderues për votën e 14 Majit, u takua me banorët e Lagjes 12 dhe zonës së Dajtit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe deklaroi se fitorja erdhi vetëm në sajë të punës së përditshme.

“Nuk dua t’i jap mend palës tjetër, se në fakt jam shumë krenar që i mundëm, por kur ata mundohen të kërkojnë fajtorin, fajtori mund të ketë një emër dhe në analizën e tyre ta gjejnë emrin ku të duan, por unë di të them kush është fituesi. Fituesi është ajo forcë, ai grupim njerëzish, ajo familje që nuk kujtohet vetëm në ditët e fushatës, por që fushatën e ka të përditshme. Ky është shpjegimi i fitores sonë, fakti që kemi qenë me njerëzit përditë, përnatë, me diell, me shi, me tërmet, pandemi dhe njerëzit nuk e harrojnë këtë. Ndaj, ftesa ime është që të vazhdojmë të njëjtën formulë suksese, që ka funksionuar deri tani, të jemi përditë me njerëzit, të punojmë përditë për njerëzit,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi edhe fushatën e shtrenjtë të opozitës. “Kur erdhi puna te fushata, krahasuar me 30 ditë luks, me stadiume, me ekrane, foni e koncerte, me autobusë e me kamionë, me taksi, çdo gjë falas, me avionë, njerëzit thanë: “Prit pak, ku ishin këta? 30 ditë paskan pasur shumë pare!”. Fushata jonë modeste bërtiti më shumë, jo se kishte më shumë foni, por veprat tona flisnin më shumë se të gjitha fonitë, ndriçimet dhe ekranet bashkë, sepse njerëzit nuk harrojnë ndjesinë që ti u jep kur je me ta çdo ditë – jo kur të vjen vakti për votime – por kur ti e premton çdo ditë si të jetë dita e fundit e fushatës, sepse për ne çdo ditë është fushatë”, theksoi ai.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.