Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u zbulua korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë, Sekretarja e Përgjithshme u kap rastësisht duke përgjuar një tjetër zyrtar

19:59 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
joana duro 750x375 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimet që po kryheshin nga Prokuroria e Posaçme për një çështje të abuzimit me tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë zbuloi korrupsionin e kryer nga zyrtarët e këtij institucioni. Kjo u evidentua gjatë seancës gjyqësore ndaj sekretares Joana Duro dhe specialistes Laura Shteto që u arrestuan me urdhër të SPAK. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj caktoi ndaj tyre arrest në burg pa afat. Kryesuesja e seancës vendosi të pranojë kërkesën e dy prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.

“Dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë seancës gjyqësore zgjodhën të mos japin shpjegime por të përfaqësohen nga avokatët mbrojtës”.

Në seancën që zgjati 90 minuta, avokatët Antoneta Sevdari dhe Emir Bleta kërkuan masë më të lehtë për klientët e tyre, por që u rrëzua nga trupa gjykuese.

Kërkesa u refuzua pas përgjimeve dhe provave të paraqitura nga prokuroria. Zyrtaret e Ministrisë akuzohen për korrupsion pasiv, pasi morën 330 mijë lekë ryshfet për të favorizuar një kompani private për fitimin e një tenderi. Bëhet fjalë për supervizimin e rikonstruksionit të qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës me vlerë 805 mijë lekë.

Hetimet zbuluan se shuma e parave fillimisht iu dha inxhinierit Silvi Shehi nga Vladimir Topi, në banesën e tij dhe më pas ia dërgoi Laura Shteto-s, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me sekretaren e Ministrisë. Shuma e parave u gjet në zyrën e sekretares, menjëherë pas arrestimit nga policia.

Në gjykatë pritet të dalin të martën edhe administratori i kompanisë Dricons që fitoi tenderin dhe inxhinieri, të cilët u arrestuan në fundjavë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.