Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbijetesa e emigrantëve/ Historia e Tomorrit: Si e kalova La Mansh-in me kamerdare!

23:38 / June 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrant
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tomorr Qama tregoi historinë e jetës së tij në rubrikën jeta ime në ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga në. Qama rrëfeu ndodhitë e tij të jetës nga internimi në Skrapar e deri te mbërritja me kamerdare në brigjet e Anglisë.

“Unë kam lindur në Tiranë në vitin 1960 dhe gjyshi im ishte toger në kohën e Ahmet Zogut. Origjina e familjes Qama është nga Bogova, atje është prejardhja jonë. Në prill të ‘67-ës na kanë internuar në Skrapar, isha vetëm 7 vjeç. Në vitin 1991 unë shkova në Vlorë pasi aty kisha edhe familjen. Edhe në ato vitet e demokracisë fillova punë në polici, por edhe aty nuk eci dhe aq mirë. Unë kam punuar në Vlorë në polici kur ishte lufta e shqiptarëve me shqiptarët, në vitin ’97. Unë pashë shumë gjëra atë periudhë. Në vitin 1998 kam qenë edhe në luftimet në Kosovë, madje kam çuar edhe disa armë në Mitrovicë për të ndihmuar.

Tani unë jam në Irlandën e Veriut, në Belfast, njësoj si të jem në Kosovë për Shqipërinë. Unë jam invalid, për shkak të një atentati që në Shqipëri ia vendosën emrin aksident. Njërin krah e kam të thyer dhe tjetri e ka nervin të dëmtuar. Pranë kalimit të Casa Italia më përplasi kamioni në krahun e pasagjerit. Kreu i policisë së asaj kohe fajin ma la mua si pasagjer. Unë këtu kam ardhur për t’u kuruar dhe uroj të bëhem më mirë. Por ende nuk e di se çfarë të drejta do të më japë Britania e Madhe.

Si erdha në Irlandën e Veriut?

Kam ikur nga Durrësi në Itali, më tej në Francë dhe në Angli. Unë kam kaluar nga Kanali i La Manshit me 58 veta ku shumica ishin gra dhe fëmijë, në 22 shtator të vitit 2022, me një kamerdare. Gomonet kanë pompa për shkarkimin e ujit, ndërsa ajo që ishim ne ishte një kamerdare pa asnjë siguri dhe nëse nuk do të na shpëtonte policia angleze, 58 veta do të ishin në fund të detit.

Nata e kalimit ishte një tmerr. Disa djem më ndihmuan e mua të kaloj. Anglezët m’i morën të gjitha dokumentet. Por pavarësisht kalova në Irlandën e Veriut. Djali im punon në Irlandën e Jugut dhe ai më ndihmon për të jetuar. Si azil kërkues Anglia më nxori në gjyq në Belfast, ndërsa për djalin më kërkuan që ta merrnin në jetimore. Mua më merr malli për të gjitha trojet shqiptare se i kam kaluar të gjitha. Mbase një ditë do bëhet mirë për ne që e duam Shqiptarinë e prapë morëm arratinë.”,u shpreh ai.

angli emigrant Tomorr Qama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.