Gra që vriten është drama dhe alarmi që duhet që zgjojë shtetin. Në 5 muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë vrarë 8 gra. Pjesa më e madhe e tyre për shkak të dhunës në familje. Krimi i parë gjatë 2023 që do të trondiste vendin ndodhi më 27 janar.
80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç në Gramsh. Pesë ditë më pas, vrasësi i grave, Dan Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi dhe më pas në Kodër-Kamzë plagosi me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa dhe nëna e saj. Ai vrau motrën e saj, Mevlute Hysa dhe kunatën Hasime Dafku. Ngjarja makabre nuk do të mbetej me aq, teksa autori Hutra, po në Kamzë vrau me të njëjtën armë Etleva Kurtin, për shkak të konflikteve që kishte pasur në burg me vëllanë e saj.
Mbrëmjen e 12 marsit, në lokalin e Fatjon Muratit që ishte objekt atentati, u vra banakjerja Mimosa Paja, kjo gabimisht. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të datës 8 prill, Roland Sinani vrau me armë nusen e vëllait të tij, Migena Sinanin. Që në janari dhe deri më tani, në të gjithë vendin kanë ndodhur 18 vrasje që kanë shkaktuar 21 viktima. 7 prej këtyre ngjarjeve janë krime në familje.
Nëse duam të mbrojmë gruan, duhet të heqin pjesën e kalbur të sistemit mbrojtës, të kemi polici, gjykatë dhe shoqata që punojnë, e jo që vajtojnë pas çdo vrasje dhe harrohen në zyra. Nëse duam që të mbrojmë gratë, personat drejtues në Policinë e Shteti apo në Ministrinë e Brendshme, dikush duhet të japë dorëheqjen, sepse zinxhiri i drejtësisë është i kalbur dhe ligji nuk ka fuqi në këtë vend.