Paraditen e kësaj të marte, Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 24-vjeçarin, Albi Muhollarin të akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Zeniat Muhollari 68-vjeç me qese plastmasi. Seanca e sotme është drejtuar nga gjykatësi Gjergji Baçi me prokuroren e përgjithshme, Denisa Plaku. Avokati i të riut ka kërkuar që të shtrohet në spital psikatrik.
Në fillim kjo e fundit ka paraqitur të gjithë dinamiken e ngjarjes në bazë të hulumtimeve të marra prej grupit hetimor në vendngjarje ku bëjnë fajtor 24 vjeçarin studentin ekselent per vrasjen e të ëmës.
Po ashtu mësohet se provat e shtruara nga prokurorja Plaku kanë zgjatur gati çerek ore. Nga ana tjetër, në dëshminë e vetme që ka dhënë Muhollari ka qenë pranimi i krimit. Kaq ka mjaftuar që gjyqtari Baçi të japë vendimin burg pa afat ndaj studentit ekselent.
