Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bllokohet gomonia në Ksamil, pronari gjobitet me 10 mijë lekë

14:10 / June 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gomone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka bllokuar një gomone në Ksamil që qëndronte në breg të detit.

Pronari i mjetit lundrues është gjobitur me 10 mijë lekë të reja, ndërsa lundronte në zonën bregedetare të quajtur “Gjiri i Podajve”.
Veç lundrimit brenda zonës së përcaktuar për mjetet lundruese, ai kishte edhe mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bord.

Informacioni i policisë, Ksamil

Kontrolle nga toka dhe deti, përgjatë vijës bregdetare. Bllokohet një mjet lundrues (gomone), për lundrim jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese, i konstatuar nga patrullat që monitorojnë nga toka, vijën bregdetare. Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, shërbimet e Policisë Kufitare, ditën e djeshme, kanë konstatuar një mjet gomone që lundronte në zonën bregedetare të quajtur “Gjiri i Podajve”, Ksamil.

Në vijim të veprimeve, mjeti lundrues gomone, që ishte publikuar edhe në portalin JOQ, u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa për pronarin e tij, shtetasin K. P., u vendos masa administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit të nevojshmëm në bord.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese të të gjitha llojeve, që të zbatojnë rregullat e përcaktuara për përdorimin e këtyre mjeteve, të mbajnë në bord dokumentacionin e nevojshëm dhe të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos rrezikojnë jetën e pushuesve.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese apo të lundrimit të tyre jashtë zonës së përcaktuar, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm nga strukturat e Policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.