Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhjetëra pasagjerë bllokohen në Bari, avioni i Wizz Air nuk niset prej mbrëmjes së djeshme

16:47 / June 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futja e kompanisë së fluturimeve Low Cost Wizz Air në Shqipëri pritej që të ulte pak çmimet si edhe të përmirësonte shërbimin, por duket se të dyja këto janë ende larg.

Qytetarë që mbeten në aeroporte duke pritur për orë të tëra apo fluturime që anulohen papritur janë një panoramë thuajse e përditshme e WizzAir, ndërkohë që një qytetar është ankuar sëfundmi në rrjetet sociale se kanë ngecur në Bari prej mbrëmjes së djeshme dhe nuk e dinë ende se kur do të nisen për në Shqipëri.

“As nuk na nisin një tjetër avion e as nuk po rregullohet ky që thonë se ka pësuar defekt. Duhet të ishim nisur dje në orën 18:20 dhe akoma nuk e dimë kur dhe nëse do të nisemi. Ndërkohë ka shumë njerëz që presin ndër të cilët të moshuar e fëmijë. Ju lutem bëjeni publik problemin tonë, pasi orët kalojnë dhe ende nuk ka një zgjidhje për ne”, shkruan ai.

Përmes të dhënave të raportuara nga FlightRadar, rezulton se avioni në fjalë duhej të nisej në orën 19:15 nga Bari dhe nuk është nisur. Po ashtu, pas interesimit që bën në aeroportin e Rinasit rezulton se ai duhej që të zbriste aty në orën 20:15 dhe nuk ka zbritur ende.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.