Djersa është mekanizmi natyror i ftohjes së trupit dhe zakonisht aktivizohet në mot të nxehtë ose gjatë ushtrimeve fizike. Por, djersitja gjatë gjumit mund të jetë e pakëndshme dhe alarmante. A është normale të djersitesh ndërsa fle? Më poshtë do të analizojmë shkaqet e këtij fenomeni.
Askujt nuk i pëlqen të zgjohet në një pellg djerse në mes të natës. Për të zbuluar shkakun e mundshëm të djersitjes gjatë natës, është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha variablat që ndikojnë në të. Gjëja e parë dhe më e dukshme për t’u marrë parasysh është temperatura dhe komoditeti i përgjithshëm i mjedisit. Nxehtësia nuk është i vetmi faktor mjedisor që mund të shkaktojë djersitje gjatë natës; lagështia gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm.
Kontribues të tjerë të mundshëm për djersitjet e natës mund të përfshijnë batanijet e rënda ose pizhamet, një shqetësim i përgjithshëm i shkaktuar nga një dyshek i vjetër ose një mjedis i zhurmshëm. Djersitjet e natës mund të jenë rezultat i temperaturës nëse vëreni simptoma të ftohjes ose gripit në një ose dy netë.
Një nga shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës lidhen me menopauzën, të cilat vijnë nga ndryshimet hormonale në trup. Një rënie e papritur e prodhimit të estrogjenit mund të shkaktojë konfuzion në hipotalamus, duke bërë që temperatura e lëkurës së një gruaje të rritet deri në 6 gradë pothuajse menjëherë. Por, edhe meshkujt nuk janë të përjashtuar. Ata që kanë nivele të ulëta të testosteronit ose që marrin ilaçe që bllokojnë këtë hormon mund të përjetojnë gjithashtu efekte të ngjashme.
Ushqimi pikant – Një tjetër faktor i mundshëm që mund të shkaktojë djersitje gjatë natës është ushqimi pikant. Edhe pse mund të mos shkaktojë shqetësim të menjëhershëm gjatë ngrënies është e mundur që temperatura e lëkurës tuaj të rritet nga tretja e këtyre ushqimeve.
Hiperhidroza – Disa njerëz vuajnë nga një gjendje e quajtur hiperhidrozë, e cila shkakton djersitje të shpeshtë dhe të tepruar gjatë ditës dhe natës. Nëse i keni përjashtuar të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të djersitjes gjatë natës, mund të vuani nga hiperhidroza; do t’ju duhet të vizitoheni te mjeku.
Probleme shëndetësore – Sëmundjet infektive, si tuberkulozi dhe SIDA, dihet se shkaktojnë djersitje gjatë natës. Një ethe e vazhdueshme, shpesh e shoqëruar me djersitje gjatë natës, është e zakonshme tek njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për HIV. Nga ana tjetër, sëmundja e Hodgkin-it, një lloj limfome, është një tjetër sëmundje infektive që shpesh shkakton ethe dhe djersitje gjatë natës tek pacientët.
